STATUTI I SHOQATATES SE KOMUNITETIT SHQIPTAR TĖ PADOVĖS E PROVINCĖS

 

 Titulli I

 

Neni 1.                  Krijohet  SHOQATA E KOMUNITETIT SHQIPTAR TĖ PROVINCĖS SĖ Padovės. Nė aktivitet e saj Shoqata pėrdor himnin dhe flamurin shqiptar.

Neni 2.                  Shoqata nuk ka qėllim fitimi, ėshtė jopartiake, me zgjatje tė pakufizuar nė kohė, ajo ėshtė e pavarur dhe bazohet mbi patriotizmin, vlerat mė tė mira tė identitetit kombėtar, solidaritetit dhe bashkėpunimit reciprok.

Neni 3.                  Shoqata krijohet pėr tė realizuar qėllimet e mėposhtėme:

A.     Tė pėrhapė Kulturėn Shqiptare, tė nxisė studime dhe shkėmbime kulturore nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme.

B.     Tė ndihmojė nė njohjen edhe bashkėpunimin midis shqiptarėve.

C.     Tė lehtėsojė integrimin e tyre nė jetėn shoqėrore nė Padova e mė tej, duke ruajtur traditat dhe vlerat mė tė mira Shqiptare.

D.     Tė koordinojė nė mėnyrė demokratike veprimet e tė gjithė shqiptarėve pėr tė mbrojtur sa mė mirė interesat e tyre duke u bėrė njė bashkėbiseduese efikase me tė gjitha institucionet dhe Shoqatat homologe nė Padova.

E.      Tė informojė mbi tė drejtat dhe detyrat e shqiptarėve nė territorin italian.

Neni 4.                  Pėr tė realizuar  qėllimet e saj Shoqata pėrdor mjete tė ndryshme tė cilat pėrcaktohen nė Rregulloren e saj tė Brendėshme (pregatitur nga njė grup pune, aprovuar nga Asambleja).                                              

Titulli II

 

Neni 5.                  Anėtarė tė Shoqatės mund tė jenė tė gjithė ata persona qė janė tė interesuar pėr realizimin e qėllimeve tė saj duke pranuar Idealet dhe Statutin e Shoqatės. Antarėt ndahen nė dy kategori.

A.     Anėtarė tė zakonshėm, janė tė gjithė ata persona tė caktuar mė lart.

B.     Anėtarė nderi, persona qė janė shquar pėr veprimtarinė e tyre nė dobi tė shqiptarėve dhe Ēėshtjes Shqiptare.

Neni 6.                  Antarėsimi i anėtarėve tė zakonshėm nė Shoqatė bėhet me shkrim.

·        Kuota e antarėsimit pėrcaktohet nga Asambleja.

Neni 7.                  Ēdo anėtar i Shoqatės ka tė Drejtat dhe Detyrat.

·        Ka tė Drejtė tė zgjedhė organet drejtuese e tė zgjidhet nė to.

·        Ka tė Drejtėn Themelore tė informazionit dhe kontrollit mbi ēdo veprim e aktivitet tė Shoqatės si dhe mbi ēdo aktivitet e veprim tė individėve kryer nė emėr tė Shoqatės.

Neni 8.                  Ēdo anėtar mund tė kontribuojė  me vullnet tė lirė me mjete financiare nė realizimin  e aktiviteteve tė Shoqatės.

Neni 9.                  Ēdo anėtar ėshtė i detyruar tė respektojė normat e Statutit dhe Rregullores sė Brendėshme tė Shoqatės.

                     Nė raste sjelljesh:

·        Qė bien nė kundėrshtim me qėllimet e Shoqatės, normat e Statutit dhe tė Rregullores sė Brendėshme tė saj.

·        Qė dėmtojnė funksionimin e mirė dhe imazhin e Shoqatės.

Asambleja ka tė drejtė tė aplikojė masat disiplinore tė pėrcaktuara nė Rregulloren e                      Brendėshme tė Shoqatės.

Neni 10.              Dorėheqja e ēdo anėtari bėhet me shkrim.

 

Titulli III

Neni 11.              Organet e Shoqatės janė:

A.      Asambleja.

B.      Kėshilli Drejtues.

C.      Kryetari.

Neni 11/1.        Asambleja ėshtė organ sovran, ajo pėrbėhet nga tė gjithė anėtarėt e Shoqatės.

Asambleja mblidhet:

·        Pėr probleme tė zakonėshme sipas njė kalendari tė pėrcaktuar nė Rregulloren e Brendėshme.

·        Pėr probleme tė jashtėzakonėshme me iniciativėn e Kryetarit, Kėshillit Drejtues ose 10% tė numrit tė anėtarėve tė saj.

Mbledhja e Asamblesė ėshtė e vlefshme nė prani tė 50%+1 tė anėtarėve tė saj. Vendimet e marra janė tė vlefshme kur aprovohen nga shumica e anėtarėve tė pranishėm.

·        Pėr modifikimin e Statutit mbledhja e Asamblesė konsiderohet e vlefshme nė prani tė 3 / 4  tė anėtarėve tė Asamblesė. Vendimet e marra duhet tė aprovohen nga 2 / 3 e anėtarėve tė pranishėm.

Neni 11/2.        Kėshilli Drejtues ėshtė Organi Ekzekutiv i Shoqatės. Ai pėrbėhet nga 7 vetė qė zgjidhen nga Asambleja nė prani tė 2 / 3 tė antarėve. Vendimet janė tė vlefshme me aprovimin e shumicės sė anėtarėve tė pranishėm.

Kėshilli Drejtues zgjedh organet e veta:

·          Zv. Kryetar

·          Sekretar

Kėshilli Drejtues zgjidhet nga Asambleja. Aktiviteti i Kėshillit Drejtues disiplinohet nga Rregullorja e Brendėshme.

Neni 11/3.        Kryetari i Shoqatės zgjidhet nga Asambleja me votim tė fshehtė nė prani tė 3 / 4 tė anėtarėve, me aprovimin e shumicės (50%+1).

Kryetari ėshtė Pėrfaqėsues Ligjor i Shoqatės.

Neni 11/4.        Zgjedhja e Kėshillit Drejtues dhe  e Kryetarit bėhet njė herė nė vit.

Shkrirja legale e Shoqatės bėhet nė prani tė 3 / 4 tė anėtarėve me aprovimin e shumicės (50%+1).

Titulli IV

Neni 12.              Konsiderohet pasuri e Shoqatės:

A.      kuotat e antarėsimit

B.       tė ardhurat nga aktivitete tė ndryshme

C.      tė mirat materiale qė blihen nga Shoqata

D.      dhuratat nga ente publike dhe persona privatė, si dhe ēdo lloj e ardhur tjetėr.

Neni 13.              Shoqata duhet tė mbajė njė bilanc kontabėl vjetor. Pėr ēdo aktivitet tė Shoqatės Kėshilli Drejtues i paraqet Asamblesė llojin e aktivitetit, qėllimin dhe mėnyrat e zhvilimit tė tij, si dhe njė preventiv sintetik mbi shpenzimet, me miratimin e Asamblesė zgjidh mėnyrėn e financimit dhe i paraqet asaj njė bilanc tė detajuar nė fund tė aktivitetit.

Neni 14.              Pėrsa nuk parashikohet nė kėtė Statut vlejnė ligjet pėrkatėse nė fuqi.

 

 

 

Associazione Della Comunitą Albanese di Padova e Provincia

C/O Parrocchia Della Nativitą 

Via Bronzetti, 10

35138 Padova

email: associaz.albanese@libero.it