Faqja Kryesore  >> Muzikë
 

Kėnga:

"Kristal"

Teksti i kėngės:

Sa kohė qe s'shihemi dhe ndjej
Si tė harroj unė dalėngadalė
Si vdes tek unė kujtimi yt
Si vdesin flokėt dhe gjithēka

Tani kėrkoj unė poshtė e lart
Njė vend ku ty tė tė lėshoj
Njė strofė, njė notė, a njė brilant
Ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj

Nė s'tė pranoftė asnjė varr
Asnjė mermer, a morg-kristal
Mos duhet vallė prapė tė tė mbart
Gjysmė tė vdekur, gjysmė tė gjallė

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
Tė gjej njė fushė a njė lulnajė
Ku butėsisht porsi polen
Gjithkund tė tė shpėrndaj

(refren)
Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
Nuk mundem jooo
Dhe pastaj tė puth e tė ik pa kthim
Dhe nuk do dimė as ti, as unė, askush
Harrim ish ky a s'ish harrim
------------ (2 herė)

Nė s'tė pranoftė asnjė varr
Asnjė mermer, a morg-kristal
Mos duhet vallė prapė tė tė mbart
Gjysmė tė vdekur, gjysmė tė gjallė

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
Tė gjej njė fushė a njė lulnajė
Ku butėsisht porsi polen
Gjithkund tė tė shpėrndaj

Dhe nuk do dimė as ti, as unė, askush
Harrim ish ky a s'ish harrim
Harrim ish ky a s'ish harrim

*Pėrgatiti: dikeafajtore


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2012